Me pasaporta bullgare detyrohen për sh. ushtarak
Të gjithë shtetasit e huaj apo të vendeve të rajonit që kanë pasaportë bullgare, do të duhet të kryejnë shërbimin ushtarak të Bullgarisë...

Të gjithë shtetasit e huaj apo të vendeve të rajonit që kanë pasaportë bullgare, do të duhet të kryejnë shërbimin ushtarak të Bullgarisë apo të paguajnë tatime prej 1 mijë euro shtesë.
Në këtë mënyrë, autoritetet bullgare pritet të përfitojnë mijëra euro nga të huajt që janë pajisur me shtetësi bullgare.
Një numër i madh i tyre janë edhe shtetas të Maqedonisë.
Por, nga ana tjetër, me vendim të Prokurorisë së Bullgarisë ka nisur verifikimi i të gjitha shtetësive që janë dhënë për të huajt nga viti 2011.
Disa media kanë paralajmëruar se shtetas të huaj, pa dëshmuar asnjë provë për origjinën e tyre bullgare, janë pajisur me shtetësinë e këtij vendi.
