Futboll

Xabi Alonso në Bayern

28.08.2014 15:03

Futbollisti spanjoll me përvojë, Xabi Alonso, karierën e tij do ta vazhdoj në Gjermani, ku do të mbajë fanellën e Bajernit të Mynihut...

Pas ardhjes të Toni Krosit mu nga rradhët e bavarezëve, konkurenca në skuadër është rritur, ndërsa mbretërit vendosën të lirohen nga Alonso dhe ta dërgojnë te gjermanët.
 
Real Madridi është pajtuar të shes lojtarin, ndërsa bisedimet janë afër përfundimit. Këtë, për ueb faqen zyrtare të klubit, e konfirmoi drejtori i skuadrës, Jan Kristian Dresen. 
 
“Është e saktë që jemi në fazën finale të bisedimeve me futbollistin dhe shpresoj që sot apo nesër ti përfundojmë të njejtat. Gjatë ditës, Alonso do të mbërrin në Mynih, ku do ti kaloj ekzaminimet mjekësore. Me ate në skuadër, Bajerni do të jetë një ekip I frikshëm”, ka deklaruar Dresen.
 
Mesfushori mbrojtës te Reali i Madridit erdhi vitin 2009 dhe fitoi disa tituj, në mesin e tyre edhe ate të Ligës së Kampionëve. Më parë, kishte luajtur edhe për Liverpullin, Real Sosiedatin dhe Eibarin.