Dita botërore e tuberkulozit, ulet numri i të sëmurëve, problem dispanzeritë

25.03.2019 15:31

Skender Arifi është pacient që lëngon prej tuberkulozës....

Skender Arifi është pacient që lëngon prej tuberkulozës. Edhe pse terapia  për tuberkulozën është falas,  ai vështirë përballet me sëmundjen pasi vuan edhe nga sëmundje të tjera kronike dhe 4200 denarë sa merr nga ndihma sociale, nuk i plotësojnë dot nevojat e tij.

Ai pret që të hospitalizohet pasi thotë se nuk shërohet dot në kushte shtëpiake meqë në shtëpinë e tij nuk ka kushte higjienike të rrepta sic kërkon kjo sëmundje.

“Erdha në ambulancë të shohim se a do mund të hospitalizohem. Pranoj ndihmë prej 4200 denarëve dhe me ato o mjete duhet të ndaj për barna, ujë,  rrymë dhe nuk më mbetet asgjë për të ngrënë. Prej cka vine sëmundjet dhe tuberkulozi normal nëse nuk mund të mirmbahesh dhe prej mos higjienës” – tha Skender Arifi, i sëmurë me tuberkuloz.

Për t’u shëruar në tërësi, pacieti duhet të vazhdojë terapinë edhe pas lëshimit të spitalit.

“Terapia vazhdon në periudhë 6 mujore dhe me rëndësi është që ne ta motivojmë pacientin që të mos e ndërpres trajtimin për tuberkuloz ta motivojmëqë terapinë  ta konsumojë me rregull në shtëpi” – u shpreh Arlinda Ibrahimi, infermiere kryesore në ISMT.

Në vendin tonë,  ambulancat që meren me mjekimin e tuberkulozës dita ditës po shuhen, ka edhe mungesë  specialistësh  pasi me uljen e numrit të të sëmurëve, është shuar edhe katedra e tuberkulozit pneumatik.

Vetëm 217 pacientë janë shënuar në 2018 por edhe ata duhan përujdesje të specializuar.

“Vendi ynë ka pasur dikur 16 dispanzerë dhe 4 stacionarë nga të cilat 9 punojnë në mënyrë të rregullt dhe pjesa tjetër qoftë drejtpërdrejt me institutin apo me dispanzerë të  tjerë, mbetet problem” – deklaroi Drejtori i  Institutit për sëmundje të mushkrive dhe tuberkulozë, Arben Llabunishta.

“Mjekët internistë do duhet të merren edhe me shërimin e tuberkulozës. Në komuna të caktuara evidentohen 3 apo katër raste por edhe këto raste duhet patur mbrojtje shëndetësore në vazhdimësi” theksoi Biljana Ilievsk Apopovska, nga Instituti për sëmundje të mushkërive.

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë këtë vit 25 milion denarë për programe preventive për tuberkulozë, për zbatimin e strategjisë  “Fund i tuberkulozës deri në vitin 2030”.

“Me mjetet e programit preventiv së bashku me institutin për TBC do  furnizohemi me rentgen aparat në vlerë prej 4.5 milion deanarë” – nënvizoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në vendin tone suksesi i shërimit nga tuberkuloza është 88 % dhe barnat për trajtim janë falas. Por edhe më tej grupe të rrezikiara janë personat e infektuar me HIV, personat që qëndrojnë në burgje dhe në spitalet psikiatrike ku shënohenet numri më i madh i të prekurve nga tuberkuloza. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)