Oda Ekonomike: Me arbitrazh, kontestet zgjidhen për pak muaj
Mosmarrëveshjet në Gjykatën e Arbitrazhit zgjidhen brenda gjashtë muajve....

Mosmarrëveshjet në Gjykatën e Arbitrazhit zgjidhen brenda gjashtë muajve, dhe për këtë qëllim nga Oda Ekonomike kërkojnë implementimin e një regjimi të ri të arbitraritetit për zgjidhjen e kontesteve mes palëve, njofton “TVM2”.
Nga Gjykata e Arbitrazhit në Odën ekonomike, thonë se me vetëm një marrëveshjeje mes kësaj gjykate dhe Ministrisë së Drejtësisë, mosmarrëveshjet mes palëve nuk do të ketë nevojë të zgjidhen në gjykata, por në jë kohë shumë më të shkurtër .
“Shpresojë që Qeveria do të na kuptojë dhe do të bëjë ndryshim të vogël në legjislacion, ku do të na lejohet neve si arbitër, të arbitrojmë disa konteste të cilat deri më tani nuk na lejohej sipas ligjit. Zgjidhja e këtyre problemeve perms abritrirtetit do të zgjas vetëm disa muaj edhe atë nga persona kompetnetë nga dyja anët” – u shpreh Kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit në OEM, Goran Rafjallovski.
Nga Oda ekonomike theksoi në vend egizstojnë dy kroniza ligjore për zgjidhjen e kontesteve me dhe pa element ndërkombëtar, gjë që në mënyrë plotësuese e komplikon siutatën.
“Siç tregojnë të dhënat, gati 97 për qind nga të anketuarit (juristë, avokatë dhe gjykatës me përvojë shumëvjeçare) e preferojnë arbitrazhin ose si metodë e pavarur për zgjidhjen e kontesteve” – tha Tatjna Shterjova nga Oda Ekonomike.
Nga Oda I kërkojnë Qeverisë dhe insituticonve më shpesh gjatë marrëveshjeve të fusin klauzolën për zgjidhjen e problemeve në arabitrazh. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
