Ligjet reformuese, Mickovski takon tetë “Të përjashtuarit”

25.03.2019 16:37

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, ka takuar sot me iniciativë të tij...

Kreu i  VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, ka takuar sot me iniciativë të tij, 8 deputetët që u përjashtun  nga partia pasi  votuan për ndryshimet kushtetuese për emrin.

Lajmin e bëri të ditur grupi i pavarur i deputetëve duke mos dhënë shumë detaje rreth takimit.

“Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike, qëndrimet rreth ligjeve reformuese dhe sfidat e ardhshme të vendit”, - thuhet në komunikatën e tyre.

Nga VMRO-DPMNE-ja akoma nuk kanë dalë me  dhëna nga takimi.