Maqedoni

Zgjedhjet 2019, lista zgjedhore gati më 29 mars

25.03.2019 16:47

Më 29 mars pritet të mësohet edhe zyrtarisht numri i saktë i qytetarëve me të drejtë vote....

KSHZ vazhdon punën për verifikimin e të dhënave  dhe për ndryshimet eventuale nga pesonat që bënë vërejtje të caktuara gjatë afatit kur Lista Zgjedhore ishte e hapur për kqyrje nga qytetarët. Fushata presidenciale fillon më 1 prill e zgjat  deri më 19 prill, kur fillon heshtja zgjedhore gjatë të cilës qytetarët duhet të reflektojnë për ofertat e 3 kandidatëve presidencialë dhe të atyre që garojnë në zgjehjete  pjesëshme në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.
 
3 kandidatët për president, 10 ditë pas fillimit të fushatës obligohen që në KSHZ të dorëzojnë raport lidhur me financimin e fushatës së tyre, një raport të njejtë duhet të dorëzojnë edhe në fund të fushatës për të tre kandidatët ndërsa në rethin e dytë, raport kërkohet vetëm nga 2 kandidatët që do të kalojnë testin e parë të besimit të qytetarëve. Por që zgjedhjet të quhen të suksesshme, në raundin e parë duhet të ketë një dalje mbi 50% e trupit votues. Ndërsa kandidatët që do të garojnë në rethin e dytë, duhet të shpresojnë për 40% dalje, për të fituar të drejtën legjitime të drejtimit të shtetit. 
 
Në garën për president janë 3 kandidatë tashmë zyrtarë. Stevo Pendarovski I nominuar nga LSDM që ka mbështetjen e të gjitha partive të koalicionit qeveritar, përfshirë sigurisht edhe ato shqiptare, Gordana Siljanovska-Davkova që u mbështet nga VMRO-DPMNE dhe kandidati I pavarur Blerim Reka, që ka mbështetjen e opozitës shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. 
 
REJHANE BUSHI METAJ