Maqedoni
Ndryshimi i emrave të institucioneve, mbishkrimi i ri i qeverisë, pas zgjedhjeve
25.03.2019 17:07
Qeveria e ka ndryshuar emrin e saj, mbishkrimi i vjetër është larguar që më 11 shkurt....

Qeveria e ka ndryshuar emrin e saj, mbishkrimi i vjetër është larguar që më 11 shkurt, para mbajtjes së ceremonisë për ngritjen e flamurit të NATO-s në oborrin qeveritar, por mbishkrimi me emrnin e ri kushtetues të vendit, ende nuk është vendosur.
Sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, thotë se emri i ri do të vendoset menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, pasi bëhet fjalë për një procedurë që i nënshtrohet tenderëve dhe gjatë zgjedhjeve procedurat e tenderëve që nuk janë vënë në plan vjetor për furnizime publike, nuk munden të zhvillohen. Fillimish qeveria paralajmëroi se emri i ri, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vendoset menjëherë pasi vendimi të shpallej në gazetën Zyrtare dhe pasi Greqia të ratifikonte Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO.
