Maqedoni

Osmani: Papa, i mirëseardhur në vendlindjen e nënë Terezës

25.03.2019 17:17

Në prag të vizitës së kreut të Kishës katolike, Papa Françesku në vendin tonë.....

Në prag të vizitës së kreut të Kishës katolike, Papa Françesku në vendin tonë, zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, u takua sot me peshkopin e Shkupit dhe kryesuesin e Kishës katolike Romake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kiro Stojanov.
 
“Është nder i veçantë që Papa Françesku do ta vizitojë Maqedonisë e Veriut, si simbol i orientimit tonë shoqëror dhe civilizues drejt Evropës dhe vlerave perëndimore. Kënaqësi e veçantë është që Papa do ta vizitojë Shkupin, vendlindjen e Nënës Terezë si mirënjohje për kontributin tonë në humanizmin, solidaritetin dhe mirësinë botërore”, theksoi Osmani në takim, duke potencuar në traditat dhe marrëdhëniet e mira mes bashkësive të ndryshme fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe komunitetin fetar katolik romak. Osmani shprehu besim se Qeveria do të sigurojë trajtim të përshtatshëm dhe mbështetje logjistike për organizimin e suksesshëm të vizitës së Papës. 
 
Në takim u hap edhe çështja e  bashkëpunimit  mes bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të shtetit, si dhe marrëdhëniet mes vetë bashkësive fetare .  Bashkëbiseduesit iu referuan dialogut mes bashkësive dhe vendit me qëllim të ndërtimit të shoqërisë funksionale multi – konfesionale, thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të kabinetit të zv kryeministrit Osmani.