Basketboll

Maqedonia në Eurobasket 2015

28.08.2014 15:43

Xhiroja e fundit kualifikuese I ka qartësuar të gjitha dilemat përkitazi me plasmanin e reprezentacionit të Maqedonisë në basketboll...

Xhiroja e fundit kualifikuese I ka qartësuar të gjitha dilemat përkitazi me plasmanin e reprezentacionit të Maqedonisë në basketboll, në samitin e ardhshëm kontinental në lojën mes dy koshave, që vitin e ardhshëm do të mbahet në një vend evropian, pasi që Ukraina ku duhej të mbahet ky evropian, ndodhet në gjendje lufte.
 
Kësisoj, Maqedonia me fitore ndaj Bjellorusisë si e dyta në grupin ku bënte gara, siguroi plasman për herë të pestë në një kampionat evropian. Sihariqin e vetëm e përgatiti reprezentacioni I Malit të Zi, e cila mjerisht nuk arriti të siguron vizën për Eurobasketin në fjalë. 
 
Pos Maqedonisë, plasman për garat përfundimtare në kampionatin Evropian në basketboll kanë siguruar: B e H, Islanda, Izraeli, Holanda, Polonia, Gjermania, Belgjika, Gjeorgjia, Çekia, Letonia, Italia dhe Rusia, kuptohet përfshirë edhe Maqedoninë.
 
Më herët falë rejtingut të lartë të cilin e gëzojnë si kombëtare të basketbollit, plasman për kampionatin e ardhshëm evropian kanë siguruar Spanja, Ukraina, Estonia, Franca, Sllovenia, Kroacia, Sërbia, Lituania, Finlanda, Greqia dhe Turqia.
 
Fiba Europa, më 8  shtator do të zbardh edhe emrin e shtetit ku do të mbahet ky kampionat evropian ne basketboll, ndërkaq në konsideratë  për organizatorë të këtij manifestimi më të lartë në Europë janë: Franca, Kroacia, Gjermania, Letonia, Polonia, Turqia dhe Kroacia. 
 
SAMI ADEMI