Vatra aktive zjarri në Kërçovë, autoritetet dyshojnë për zjarre të qëllimshme
139 vatra zjarri janë vërejtur vetëm muajin e fundit në Kërçovë...

139 vatra zjarri janë vërejtur vetëm muajin e fundit në Kërçovë. Disa zjarre të reja u vërejtën vetëm gjatë dy ditëve të fundit. Zjarrëfikësit vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e zjarreve por disa vatra janë akoma aktive.
Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe u bëjnë apel qytetarëve të pandërgjegjshëm, që të mos shkatërrojnë qëllimisht pasurinë e të gjithëve
Zjarret e ditëve të fundit që janë paraqitur në disa lokalitete të rajonit të Kërçovës kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në pasurinë pyjore. Disa vatra të zjarrit në hapësirat malore të Tuhinit, Prapadishtit, Popojanit, Osllomesë, Zajazit, Drogomishtit, Vraneshnicës dhe Staroecit, vazhdojnë të jenë aktive, sepse tereni i vështirë malor pamundëson ndërhyrjen e makinerive të zjarfikjes.
Vetëm gjatë muajit të fundit, në rajonin e Kërçovës janë shkaktuar 139 zjare dhe janë djegur hapësira të konsiderueshme të pasurisë malore.
Komandanti i Njësisë teritoriale të zjarëfikjes, Goran Sokoleski thotë se me ekipet dhe paisjet që kanë në dispozicion, bëhen përpjekje maksimale për lokalizimin e zjareve, të cilat sipas tij, gjithnjë janë shkaktuar nga njerëzit e pandërgjegjshëm.
Edhe komuna e Kërçovës, përmes një njoftimi për situatën e krjuar dhe dëmet e shkaktuara nga flakët e zjarit, u apelon qytetarëve që të mos ndezin zjare në ambiente të hapura dhe të ndërpresin veprimet që shkaktojnë dëme të mëdha në pasurine tonë pyjore. (Shaban Dalipi, TVM2)
