Maqedoni

“Shoqëri e drejtë–mundësi për të gjithë”, Zaev: Nuk ka më luftra për fëmijët tuaj

25.03.2019 17:50

Në tribunën e organizuar në Kumanovë, “Shoqëri e drejtë–mundësi për të gjithë”....

Në tribunën e organizuar në Kumanovë, “Shoqëri  e drejtë–mundësi për të gjithë”, kryeministri Zaev potencoi se vendi po hapëron drejt një të ardhmeje më të sigurtë dhe qytetarët më nuk duhet të kenë frikë nga luftërat.  
 
"Mos keni frikë se fëmijët do ju shkojnë në luftë. Kumanova është kryengritja jonë. Kumanova është sfida jonë, Kumanova është udhëtar nëpër të kaluarën tonë. Kumanova ka dhënë viktima. Kumanova e di sa është e rëndësishme të ndërtohen miqësitë. Të ndajmë paqe dhe të marrim pjesë në sigurimin e paqes.  Kumanova ka mbetur në mendje se sa e madhe është dhimbja", tha Zoran Zaev.
 
Ministri i brendshëm , Oliver Spasovski, thotë se ëhstë shumë e  rëndësishme ishte se cfar reformash do të bëhen në dikasterin që drejton.
 
"Agjenda fillestare e reformave ishte ajo e kyqjes së tërësishme në Sistemin e përcjelljes së komunikimeve. Është bërë analizë e tërësishme për këtë segment. Qëllimi ynë ishte të bëjmë system, i cili në masë më të vogël mund të keqpërdoret, system që do ti siguronte të drejtat e njeriut dhe system, i cili në të ardhmen do të kontribuonte siguri në këtë aspekt në RVM", tha Oliver Spasovski, ministër MPB.
 
Për Spasovskin është me rëndësi që qytetarët të fillojnë ti besojnë sërisht sistemit.
 
FATLIM AQIFI