Mbrojtja sociale, personat me aftësi të veçanta, kritika për ligjin
Personat me aftësi të veçanta, përballen me mungesë të kushteve elementare....

Personat me aftësi të veçanta, përballen me mungesë të kushteve elementare. Ata kanë kritika të shumta për zgjidhjen e re ligjore që parashihet në ligjin e ri për mbrojtje sociale dhe vërejtjet i parashtruan n ëkomisionin amë në kuvend ku vazhdjnë disutimet reth ligjit.
“Me 7 000 denarë çka mund të bëjë njeriu, po ashtu sa anëtar janë të pashkolluar” - theksoi Ertan Shaqiri.
“Unë vetë pagova dy mijë euro për një karrocë, për shkak se neve na ofrohet nga shteti karrocë prej 100 euro me të cilën frikohesh të dalësh në rrugë sepse nuk e dinë a do të mbajë, të gjithë në rajon, Serbia, Shqipëria marrin karroca të Zvicrës, përderisa neve na ofrohen karroca Kine të cilat nuk janë përkatëse për nevojat tona” – deklaroi Risto Kotevski.
“Kërkuam regjistër të fëmijëve pa prindër të cilët kanë mbi 18 vite, atë regjistër nuk e kemi, pse, sepse kur do ta kemi ne atë regjistër, do ta dimë sa persona të rinj pa prindër janë të punësuar dhe sa janë problem të sistemit social dhe çka duhet me ata. Ku janë ata programe?” – pyet Suaret Alisha.
Nga OJQ "Platforma kundër varfërisë" kërkojnë miratimin e shpejtë të ligjit për tu mundësuar jetë të dinjitetshme këtyre personave që deri tai sipas tyre, trajtoheshin vetëm si kategori statistikore.
“Ky propozim ligj ofron një koordinim efektiv dhe bashkëpunim mes dy sektorëve kyç. Ndërsa ato janë punësimi dhe mbrojtja sociale të cilat janë të njohura në të gjitha politikat evropiane” – u shpreh Biljana Dekovska nga OJQ “Platforma kundër varfërisë”.
Autoritetet thonë se propozim ligji do të kontribuojë në uljen e varfërisë.
“Nuk duhet të drejtohemi nga ligji me shembuj konkret, për shkak se secili mund të gjejë gabime dhe mund të kërkojë më shumë të drejta. Duhet të jemi real dhe të fokusuar tek ajo që do kontribuojë për këtë bashkësi dhe shoqërinë dhe jo vetëm për individë” – tha Vangell Trllakov, këshilltar në MPPS.
Pas debatit për Propozim Ligjin për Mbrojtje Sociale, do të pasojë faza e leximit të dytë dhe parashtrimi i propozim amendamenteve. Më pas i njejti , duhet të votohet në seancë plenare. (Ersan Pajaziti, TVM2)
