Ligji për prokurorinë publike, Zaev: Marrëveshja e mundur, bisedimet s’kanë dështuar
Ministria e Drejtësisë ka zgjeruar bisedimet me partitë më të vogla parlamentare.....

Ministria e Drejtësisë ka zgjeruar bisedimet me partitë më të vogla parlamentare për ligjin për prokurori publike. Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo bëhet për arsye të arritjes së një konsensusi më të gjërë rreth ligjit dhe bisedimet me VMRO-DPMNE-në nuk i konsideron si të dështuara.
Sipas kryeministrit parimet e partisë opozitare janë të përfshira në ligj dhe pret që deri në fund të muajit, para nisjes së fushatës presidenciale të përmbyllet kjo çështje.
“Mund të thirret seancë edhe në prill, por nuk do të kisha dashur që kjo temë të shfrytëzohet gjatë fushatës, dhe as që duhet pasiqë kemi zgjedhje të presidentit, zgjedhje të tre kryetarëve të komunave. Është mirë që ta përmbyllim para fushatës, por në kohë.” – tha kryeministri Zoran Zaev.
ZENDELI: SPECIALJA TË FUNKSIONOJË E PAVARUR
U prononcuan nga Lëvizja Besa. Ata do të përkrahin ligjin nëse Specialja funksionon e pavarur si deri më tani, e jo si pjesë e Prokurorisë Publike.
“Në esencë gjithë procesi i bartjes dhe inkorporimit të prokurorisë speciale në prokurorinë publike nuk jep besim, nuk krijon besim dhe garancë se ky institucion do ta realizojë misionin e vet. Nëse pushteti dëshiron me të vërtetë që prokuroria speciale ta realizon misionin e vet pse mos të ulemi të krijojmë 2/3 80 vota dhe të japim kapacitete të plota kësaj prokurorie special edhe ta vazhdojë punën e vet por nënkuptohet duke i shfrytëzuar edhe përgjimet si dëshmi në procedurën e tyre.” – u shpreh Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA.
ARSOVSKI: S’HEQIM DORË NGA TRE PARIMET
Nga VMRO-DPMNE nuk heqin dorë në përfshirjen e tre parimeve në ligj, të cilat kanë të bëjnë me respektimin e standardeve ndërkomëbatre, të drejtave të njeriut dhe prokurroi të pavarur dhe profesionale.
“Tani ka rradhën pushteti. Nëse ka qëllime të sinqerta do të duhet të pranojë këto parime dhe të pranojë vërejtjet tona. U sugjerojmë që asgjë të mos bëjnë me forcë dhe sikurse më parë të miratojnë ligje. Kjo është një çështje mjaft e rëndësishme sa i përket drejtësisë, pasi deri më tani pamë se drejtësia ishte selektive.” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
OSMANI: NDIHMON VLERËSIMIN POZITIV PËR MARRJEN E DATËS
Ligji për prokurori të përgjithshme është pjesë e pakos reformatore të kërkuara nga Brukseli. Zëvendës kryeministri Bujar Osmani nuk thotë që ligji rrezikon marrjen e datës për bisedimet në qershor, por do të jepte një shtytje pozitive porcesit.
“Te ligji për Prokurori Speciale edhe pse afati i prokurorisë është deri në shtator, ne duam që ta kapitalizojmë këtë ligj para qershorit që të mundemi në bazë të këtij ligji të kemi poenë shtesë dhe vlerësime shtesë për një notë pozitive në qershor. Andaj është edhe kërkesë tek të gjitha partitë politike që të shohim interesin shtetëror, këtë mundësi të papërsëritshme dhe ta mbështesim ligjin të cilin ne si partner të koalicionit e kemi propozuar.” – deklaroi zv.kryeministri Bujar Osmani.
Grupet e punës midis LSDM-së, VMRO-së dhe BDI-së pas dy takimeve nuk arritën të dakordohen për ligjin për Prokurori Publike në kuadër të së cilës vendoset edhe fati i Prokurorisë Speciale. VMRO kërkon që Specialja të pushojë së funksionuari dhe në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme të formohet repart special me prokuror të ri. (Meral Ismaili, TVM2)
