Botë

Pentagoni autorizon fondet e para për murin me Meksikën

26.03.2019 10:48

Pentagoni autorizoi transferimin e një miliard dollarëve tek inxhinierët e ushtrisë amerikane për ndërtimin e një muri në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën...

Këto janë fondet e para që lëshohen bazuar në emergjencën kombëtare, e cila është shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Me shpalljen e kësaj gjendjeje, ai e anashkalon Kongresin dhe mund të ndërtojë murin, për të cilin është zotuar qysh gjatë fushatës zgjedhore.

Demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, janë zotuar se do të protestojnë kundër këtij vendimi.

Fondet e ndara nga Pentagoni do të përdoren për të ndërtuar rreth 91 kilometra mur.

Trump këmbëngul se barriera fizike është e nevojshme për të parandaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA.