Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27.03.2019 09:08

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të pakta të shiut...

Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar veriore.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval nga 7 deri 17 gradë celcius.
 
Edhe nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore pritet të ketë edhe borë.