Botë

Stokholm, pesë të lënduar nga një shpërthim

27.03.2019 09:35

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në perëndim të Stokholmit...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në perëndim të Stokholmit, ku raportohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur.

“Policia ka marrë disa telefonata gjatë natës nga persona të cilët kishin dëgjuar disa shpërthime”,- tha përfaqësuesi i policisë, Fredrik Andersson.

Alarmet e para u dhanë rreth orës 01:10 pas mesnatës, në zonën Vinsta, të kryeqytetit suedez.

“Është një shpërthim që ka shkaktuar dëme materiale të makinave, shtëpive dhe ndërtesave të tjera”,- tha zyrtari i policisë Andersson.

Zona është bllokuar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.