Venezuela mbetet të errësirë, Maduro fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Venezuela ka mbetur pa energji elektrike, për të dytën herë brenda muajit.....

Presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për problemet , duke akuzuar se situata është krijuar nga një “sulm” në rrjetin elektrik.
Ndërprerja e energjisë shkaktoi mbylljen e bizneseve si dhe paralizoi terminalin kryesor të eksportit të naftës. Megjithatë nuk a shenja, të paktën të menjëhershme, se ndërprerja ndodhi për shkak të sabotimit.
Rrjeti i energjisë në vend, në shumë pjesë, prej kohësh është parë si i paqëndrueshëm, por kryeqyteti Karakas kryesisht ka qenë i kursyer nga ndërprerjet e energjisë.
Qeveria e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduros, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për problemet me energjinë elektrike, duke thënë se një "sulm" në rrjetin e saj ka shkaktuar këtë situatë.
Ndërprerja e energjisë shkaktoi mbylljen e bizneseve si dhe paralizoi terminalin kryesor të eksportit të naftës. Nuk kishte ndonjë shenjë të menjëhershme se ndërprerja ndodhi për shkak të sabotimit.
Rrjeti i energjisë në vend, në shumë pjesë, prej kohësh është parë si i paqëndrueshëm, por kryeqyteti Karakas, kryesisht ka qenë i kursyer nga ndërprerjet e energjisë.
Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Moskën për dërgimin e avionëve ushtarakë rusë në Venezuelë, duke thënë se kjo shkakton "përshkallëzim të pamatur" të krizës politike në Venezuelë.
Nuk është e qartë kush ka udhëtuar me këta aeroplanë, mirëpo një zyrtar i pa-identifikuar i SHBA-së, tha se Rusia ka dërguar në Venezuelë personel të sigurisë kibernetike.
Rusia ka shpenzuar miliarda dollarë investime në Venezuelë dhe mbetet përkrahësja më e madhe e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduros.
