Botë

I shpëtoi rrëzimit të avionit, gazetari ndërron jetë në fushën e kalçetos

27.03.2019 11:27

Rafael Henzel, një gazetar sportiv brazilian, ka ndërruar jetë pas një infarkti të pësuar duke luajtur kalçeto me miqtë...

Rafael Henzel, një gazetar sportiv brazilian, ka ndërruar jetë pas një infarkti të pësuar duke luajtur kalçeto me miqtë, gati 3 vite pasi i mbijetoi rrëzimit të avionit ku udhëtonte ekipi brazilian Chapecoense.
 
45-vjeçari shpëtoi nga tragjedia ajrore së bashku me 5 persona të tjerë.
 
Ai kishte shkruar një libër mbi mënyrën se si duhet të përballen njerëzit me vështirësitë në jetë./Top Channel