Maqedoni

“Monstra”, seancë gjyqësore me dyer të mbyllura

27.03.2019 12:16

Në Gjykatën Penale të Shkupit, do të vazhdojë edhe gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012...

Në Gjykatën Penale të Shkupit, do të vazhdojë edhe gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012, i njohur si rasti “Monstra”.

Edhe seanca e sotme, ashtu si disa seancat e kaluara, do të jetë me dyer të mbyllura për opinionin, pasi që pritet të prezantohen dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese, gjegjësisht bisedat e përgjuara të cilat i ka kryer MPB.

Në seancë lejohet vetëm pjesëmarrja e trupi gjykues, avokatët, të akuzuarit bashkë me avokatët e tyre, familjarët e të vrarëve bashkë me avokatët e tyre dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe OJQ-së “Koalicioni për Gjykim të Drejtë”.