Kulturë
Dita Ndërkombëtare e Teatrit, TShSh përfundon në maj, shfaqja e parë në shtator. Ende ka njerëz që nuk e dinë çfarë është teatri
27.03.2019 14:49
Tetari Shqiptar në Shkup as në Ditën e sivjetme të Teatrit nuk hapi dyert për spektatorët e tij...

Ndërtesa nga jashtë është thuajse gati, brenda vazhdon të punohet. Teksa vazhdon faza e fundit e ndërtimit, aktorët shqiptarë vazhdojnë provat intensive.
Shfaqe në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit nuk do të ketë, pasi ndërtesa ku ata kanë me vite që performojnë në pritje të teatrit të tyre, është e zënë nga artistët e Teatrit të Komedisë, që festojnë përvjetorin e 70. Nga Teatri Shqiptar thonë se ndërtesa e re më në fund do të jetë gati në maj, e në shtator sezonin e ri do ta fillojnë aty ku e kanë vendin, në teatrin e tyre.
“Në muajin maj përfundimisht të gjithë të punësuarit të Teatrit Shqiptar kthehen në shtëpinë e tyre. Ndërkaq, publiku shqiptar kthehet në shtëpinë e vet në muajin shtator, në hapjen solemne të objektit me shfaqjen “Bregu i pikëllimit” nga autori Teki Dervishi, në regji të Altin Bashës. Dhe shpresojmë ta kemi sallën plot nga ajo datë”,- tha drejtuesja operative e Teatrit Shqiptar Shkup, Anita Latifi.
Edhe pse nga shtatori Teatrit Shqiptar do t’i kthehen në skenën e tij spektatorët besnikë, në Ditën e Teatrit TVM2 anketoi edhe qytetarë të cilët gjatë kohë ose kurrë nuk kishin qenë në ndonjë shfaqe teatrore.
“S’kam qenë moti kohë në teatër, kur kam qenë në shkollë kam shkuar”,- tha një qytetar.
“Fëmijë kur kam qenë kam shkuar, e tash jemi të angazhuar”,- theksoi një qytetar.
“S’kam qenë asnjëherë në teatër”,- u shpreh një qytetar.
“Në tetarin e fëmijëve kam qenë me fëmijët”,- potencoi një qytetar.
Dita Ndërkombëtare e Teatrit festohet nga viti 1961, me propozimin e Teatrit të Finlandës.
REJHANE BUSHI METAJ
