Maqedoni

Dita Ndërkombëtare e Teatrit, qytetarët: Politikanët aktrojnë më mirë se aktorët

27.03.2019 15:09

Sot është Dita Ndërkombëtare e Teatrit, një ditë kur bëhet edhe gara se kush aktron më mirë....

Qytetarët e anketuar nga TVM 2 thonë se kohëve të fundit më mirë se aktorët, po aktrojnë politikanët.           
                                                                     
“Politikanët luajnë rolet më mirë se aktorët”,- tha një qytetar. 
 
“Aktrojnë edhe politikanë, se këtë e kanë profesion”,- theksoi një qytetar. 
 
“Mendoj se edhe politikanët aktrojnë. Ata duhet të jenë të realët, por këtu te ne kështu është shteti”,- u shpreh një qytetar.
 
“Besoj që politikanët nuk duhet të luajnë role, vetëm artistët. Politikanet duhet të bëjnë detyrën e tyre”,- deklaroi një qytetar. 
 
“Politikanët”,- u shpreh një qytetar.   
 
REJHANE BUSHI METAJ