Maqedoni

“Maxhar Telekom”, pala mbrojtëse kërkon të dëshmojë edhe Buçkovski

27.03.2019 15:25

Në gjykimin e radhës për rastin “Maxhar Telekom”, Nenad Janakieviq - avokati i të akuzuarit të parë, Atilla Sendreit....

Në gjykimin e radhës për rastin “Maxhar Telekom”, Nenad Janakieviq  - avokati i të akuzuarit të parë, Atilla Sendreit, kërkoi që pas dëshmive dhe fakteve të dhëna nga dëshmitarët, Dejan Mickoviq dhe Xhemali Mehazi, është e patjetërsueshme edhe dëshmia e ish-kryeministrit, Vllado Buçkovski, nënshkrimi i të cilit është në shumicën e protokolleve të nënshkruara.
 
“Në pyetjen e shumë dëshmitarëve sërish inkorporuam protokollin e vitit 2005, i cili u shfaq si nevojë sepse u mor në pyetje ish - ministri i transportit dhe lidhjeve, Xhemali Mehazi. Ish - kryeministri Buçkovski si nënshkrues i protokollit, nevojitet dëshmia e tij për të zbardhur të vërtetën për të gjithë ne dhe të tregojë a ka ose jo rreziqe dhe përfitime për shtetin nga protokolli i nënshkruar”,- tha avokati i Atilla Sendrei, Nenad Janikeviq.
 
Në gjykim nuk erdhi ish-drejtori i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, pasi që më herët e kishte informuar gjykatën se është i angazhuar në grupin e punës të qeverisë për reforma. Gjykimi i radhës është caktuar për më 24 prill. 
 
REXHEP QAMILI