Maqedoni

Emri i Maqedonisë së Veriut, Bolaris: Do të shkruhet në libra, sipas Marrëveshjes së Prespës

27.03.2019 15:58

Emri i ri “Maqedonia e Veriut” do të përfshihet padyshim në librat shkollorë në Greqi....

Emri i ri “Maqedonia e Veriut” do të përfshihet padyshim në librat shkollorë në Greqi, ashtu siç parashikon Marrëveshja e Prespës për vendet fqinje, thotë zëvendësministri i punëve të jashtme të Greqisë, Markos Bolaris. Në përgjigjen me shkrim të dhënë për pyetjet e deputetëve nga Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos dhe Niki Karameos, nëse në librat grekë ekzistojnë citate irredentiste, Bolaris përgjigjet negativisht.
 
“Greqia - si vend anëtar, midis të tjerave edhe OKB-ja, BE-ja dhe UNESKO, Këshilli i Evropës dhe OSBE, fuqishëm i respekton parimet e  mospërdorimit të dhunës në marrëdhëniet midis shteteve, parimeve të fqinjësisë së mirë, të moscenimit të kufijve dhe të shmangies së përdorimit të urrejtjes verbale në hartimin e librave që përdoren në Greqi. Sipas kësaj, në librat që janë në përdorim në Greqi nuk ekziston irredentizëm, siç edhe është  përmendur në nenin 9 paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës”,- shkruan Bolaris në përgjigjen me shkrim.
 
GYLTENE SINANI