Maqedoni
“Prindëri pozitive”, fëmija pasqyrë e prindërve, kujdes s’i silleni!
27.03.2019 17:47
Zhvillimi i fëmijës fillon në familje, sjellja e prindërve orienton zhvillimin dhe sjelljen e fëmijës....

Pikërisht për këtë qëllim, Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” promovoi doracakun “Prindëri pozitive”, me qëllim të rritjes së vetëdijes për rëndësinë e udhëheqësisë së përgjegjshme për të mirën e fëmijëve.
“Fëmijës duhet t’i shpjegohet prej moshës më të hershme se çka do të thotë vetëkontroll, disiplinë dhe empati. Nuk është e mjaftueshme që prindi të jetë i pranishëm fizikisht. Nëse nuk ka interaksion kualitativ, zhvillimi rrjedh pozitivisht. Prindëria nuk është diçka me të cilin rritemi, por është diçka që mësohet. Baza vendoset në familje”,- tha autorja e doracakut, Ana Frichand.
Psikologët thonë se niveli i edukimit të fëmijëve varet nga prindërit, si një nga faktorët kryesorë në krijimin e personalitetit të tyre.
“I nxis prindërit që së pari të kujdesen për veten, sepse në atë mënyrë e mësojmë edhe fëmijën si të kujdeset për veten, si të socializohet, si të jetë qytetar i mirë, si dhe si mund më lehtë të përballet me pasojat që i ka”,- u shpreh psikologia, Jana Zenkovska.
Doracaku është financuar nga programi “Save the Children” dhe është në tri gjuhë: në shqip, maqedonisht dhe në gjuhën rome.
VLORA LATIFI TOPOJANI
