Regjistrimi i popullsisë, Hoxha: Harmonizohen detajet e fundit

27.03.2019 19:02

Partnerët qeverisës po harmonizojnë detajet e fundit në Ligjin për regjistrimin e popullsisë....

Partnerët qeverisës po harmonizojnë detajet e fundit në Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Nga Qeveria deklarojnë se Ligjin do ta kalojnë javën e ardhshme.

Ka marrëveshje mesa duket për pjesën e vendimeve të Komisionit për regjistrimin, të cilat, për t’u cilësuar si valide, do të duhet të mbajnë nënshkrimin edhe të kryetarit edhe në nënkryetarit, ka mbetur të definohet vetëm formulimi konkret i neneve. Janë tejkaluar ndërkohë mospajtueshmëritë rreth regjistrimit të  diasporës dhe regjistrimi në bazë të përkatësisë etnike.

“Nuk do të kisha thënë se ka mospajtime mes partnerëve të koalicionit për propozim ligjin. Propozim ligji është në marrëveshje i harmonizuar nga të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar dhe presim që i njëjti të kalojë në seancën e radhës”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.