Kuvendi miratoi ligjet e kthyera nga Ivanovi, mes tyre ligji për komunikime elektronike dhe ATO-n

27.03.2019 20:04

Kuvendi në kuadër të seancës së 94-të, miratoi më shumë ligje...

Kuvendi në kuadër të seancës së 94-të, miratoi  më shumë ligje të cilat presidenti Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë, mes të cilëve edhe ligjet për komunikime elektronike dhe  për ATO-n.

Pas koordinimit me koordinatorët e grupeve parlamentare është dakorduar të vazhdohet me votimin sipas pikëve, pa debat, për Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë dhe i ktheu në Kuvend.

Konform informatës nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin e informon Kuvendin se ka vendosur të mos i nënshkruajë dekretet për më shumë ligje, Kuvendi këto ligje i shqyrton si ligje në fazën e leximit të tretë.

“Konform nenit 75, paragrafi 2, Kuvendi përsëri e ka shqyrtuar Ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm, presidenti është i obliguar ta nënshkruajë dekretin”, sqaroi zv kryetari I Kuvendit  Misovski.