Futboll

Barazim i Shkëndisë në kremtimin e 35 vjetorit

28.08.2014 17:46

Me takimet e xhiros së pestë në elitën e futbollit në vend, të cilat janë zhvilluar dje, ka rrën sipari I xhiros në fjalë...

Kryefjala e kësaj xhiroje është zhvilluar në stadiumin rrëz Sharrit në Tetovë, ku mejdanin e ndanë dy skuadrat lokale, Shkëndija dhe vëllai më I vogël, Renova, ku ndeshja në fjalë përfundoi me ndarjen e pikëve 1 me 1.
 
Ndeshja filloi me një solemnitet rasti, ngase Shkëndija e Tetovës festoi një jubile të radhë, 35 vjetorin e themelimit dhe kur është në pyetje kjo skuadër, kemi të bëjmë me një krenari dhe realitet me të cilin mburremi jo vetëm ne shqiptarët e Maqedonisë, por edhe I gjith kombi ynë. Të parët në epërsi kaluan lojtarët e Renovës, të cilët avancuan me golin e Izair Eminit, ish lojtarit të Shkëndisë, ndërkaq “kuqezinjët” barazuan në fraksionin e dytë, përmes kroatit Bojan Vruqina.
 
Është për tu habitur se si lojtarët e Roj Ferenqinas nuk arritën të shënojnë golin e fitores, edhe pse patën disa raste ideale, mirëpo në momentet vendimtare lojtarët e Shkëndisë nuk arritën të gjejnë rrugën drejt portës së Renovës.
 
Nga 5 ndeshje të zhvilluara deri më tani, futbollistët e Shkëndisë kanë shënuar dy fitore, poaq barazime dhe një disfatë kundër Vardarit të Shkupit në transfertë.
 
Dorën në zemër, nga futbollistët e Shkëndisë në këtë kampionat është pritur shumë më tepër, mirëpo të shpresojmë se me kalimin e kohës futbollistët tetovarë do të gjejnë veten dhe do të arsyetojnë investimet dhe kushtet të cilat po ua mundëson pronari I ri, Lazim Destani. Nga ana tjetër, Renova, e nisi mirë kampionatin, por nuk vazhdoi me tempon e njejtë dhe pas pesë ndeshjeve, mbetet me një fitore të vetme.
 
Në katër takimet tjera, do theksuar se edhe Vardari I Shkupit ka dështuar, me ç`rast në vatër të vetë kundër Horizont Turnovës luajti me rezultat të bardhë dhe ndarja e pikëve është surpriza më e veqantë e kësah xhiroje. 
 
Sileksi I Kratovës, ashtu edhe siq pritej festoi kundër Teteksit me 3-1, Pelisteri mundi minimalisht kampionin aktual Rabotniçkin me rezultat minimal 1 me 0, ndërkaq fitoren e vetme në këtë xhiro në cilësinë e mysafirit e jetësuan futbollistët e Metalurgut, të cilët mundën me shifrat 1 -0 ekipin e Bregallnicës së Shtipit. Marrë në përgjithsi, me përjashtime të vogla ndodhi ajo që edhe pritej.
 
Në pesë takime u shënuan tetë gola, që mund të merret si efikasitet jo I kënaqshëm, ndërkaq vizita edhe këtë javë ishte modeste me përjashtim të takimit në Tetovë, ku u tubuan mbi 7.000 spektatorë për ta përcjellë ndeshjen mes Shkëndisë dhe Renovës.
 
Xhiroja e radhës, e gjashta, zhvillohet këtë fundjavë ku Shkëndija në transfertë do të takohet me Rabotniqkin të shtunën, ndërsa Renova të dielen në shtëpi do të gostit Bregallnicën e Shtipit.
 
Pas pesë xhirove të zhvilluara, pozitën e lidershipit e mban Vardari I Shkupit me 11 pikë, aq sa kanë Metalurgu dhe surpriza Sileksi, ndërkaq Shkëndija është e pesta me 8 pikë. Renova pozicionohet si e gjashta me 5 pikë.
 
SAMI ADEMI