Botë

Shqipëri, opozita në protesta

28.03.2019 12:13

Për të shtatën herë opozita në Shqipëri po proteston kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama...

Për të shtatën herë opozita në Shqipëri po proteston kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama, në një ditë kur Kuvendi mban seancë plenare, pjesë e së cilës është dhe betimi i tre deputetëve të rinj që pranuan mandatin në zëvendësim të opozitës që doli jashtë Parlamentit.
 
Pa një skenar të bërë publik, opozita i ka mbledhur protestuesit para Kuvendit, ndërsa një pjesë e tyre qëndrojnë tek Ministria e Brendshme, aty ku ministri, Sandër Lleshaj, pret një delegacion holandez të kryesuar nga ministri i sigurisë dhe drejtësisë së Holandës.
 
Pjesë e rendit të ditës të seancës së sotme janë ndryshimet në ligjin për vettingun në polici, si dhe një ratifikim marrëveshjeje financimi.
 
Edhe gjatë protestave të sotme nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe protestuesve.