Botë

Parlamenti Evropian, ndalohen produktet plastike për një përdorim

28.03.2019 12:31

Deputetët evropianë kanë miratuar ndalimin e produkteve plastike për një përdorim, e që përbën problem në rritje për oqeanet...

Deputetët evropianë kanë miratuar ndalimin e produkteve plastike për një përdorim, e që përbën problem në rritje për oqeanet.
 
“Evropa tani ka një model legjislativ për të mbrojtur dhe promovuar në nivel ndërkombëtar, marrë parasysh natyrën globale të kësaj çështjeje lidhur me ndotjen që shkakton plastika në det”, tha deputeti i grupit ALDE, Frederique Ries, nga Belgjika. “Kjo është thelbësore për planetin”, theksoi ai.
 
Në praktikë, kjo rregullore do të prekë produktet plastike si thika, pirunë, mbajtëse ushqimi dhe produkte tjera të ngjashme. Parlamenti Evropian votoi për këtë ligj me 560 vota për dhe vetëm 35 kundër.
 
Shtetet evropiane tani mund të zgjedhin vetë metodat e tyre në reduktimin e përdorimit të plastikës.
 
Po ahstu Bashkimi Evropian  ka sjellë vendim për pajisjen e re, të cilën të gjitha automjetet në Union deri në vitin 2022 duhet ta instalojnë në sistemin e kufizimit të shpejtësisë.
 
Sipas rregullave të reja, në vendet anëtare të BE-së nga viti 2022 automjetet duhet të kenë të instaluar pajisjen shtesë të sigurisë, si frenat automatike për situata emergjente, kufizim të shpejtësisë, sistemin e kontrollit të ngasjes në korsi dhe detektorit të gjumit si dhe kamerës me censor për parkim.
 
Qëllimi i kësaj është që në masë të madhe të ulin numrin e aksidenteve.