Maqedoni
Ligji për Prokurorinë Themelore, pasdite takohen grupet e punës
28.03.2019 13:03
Ekipet punuese të pushtetit dhe opozitës sot mbajnë takim pune në përpjekje që të arrijnë pajtueshmëri për Ligjin për Prokurori Publike...

Ekipet punuese të pushtetit dhe opozitës sot mbajnë takim pune në përpjekje që të arrijnë pajtueshmëri për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.
Takimi është caktuar në orën 18:00 në Ministrinë e Drejtësisë. Dy palët, edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.
Nga LSDM thonë se do të pranojnë gjithçka që nuk nënkupton mbrojtje të krimit dhe është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Sipas tyre, PSP-ja tashmë është kapacitet i krijuar institucional dhe nuk ka nevojë të shkatërrohet.
VMRO-DPMNE në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkësinë ndërkombëtare ka dorëzuar 65 amendamente.
Opozita këmbëngul në drejtësi që vlen njësoj për gjithkënd, rregulla ndërkombëtare dhe dispozita të inkorporuara, respektimin e të drejtave të njeriut, konform parimeve të Gjykatën në Strasburg, KE dhe Komisionin e Venecias.
Në Ministrinë e Drejtësisë kanë arritur amendamente për Ligjin për Prokurori Publike të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, zhvillohen konsultime për ligjin edhe me partitë më të vogla politike parlamentare.
Zaev është takuar sot me liderin e ASH-së, Zijadin Selën, dhe të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin.
