Maqedoni

BE: PSP u krijua të luftojë pandëshkueshmërinë, duhet të vazhdojë punën

28.03.2019 13:32

BE-ja ndjek për së afërmi përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për të përfshirë funksionet e Prokurorisë Speciale Publike...

BE-ja ndjek për së afërmi përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për të përfshirë funksionet e Prokurorisë Speciale Publike, si pjesë e Zyrës së Prokurorisë Publike.
 
Shefi të Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmes një deklarate dërguar në media për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, përkujton se PSP u themelua nga partitë më të mëdha politike nëpërmjet Marrëveshjes së Përzhinës, që të sigurojë llogaridhënie për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve dhe përmbajtjes së tyre. 
 
“PSP ka dhënë kontribut të rëndësishëm për të rithemeluar llogaridhënien dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që PSP të vazhdojë me ndjekjen e personave përgjegjës në mënyrë profesionale dhe të pavarur”,- thuhet në deklaratë.
 
Gjithashtu inkurajohen të gjitha partitë politike parlamentare dhe anëtarët e  Kuvendit, që ta konsiderojnë pozitivisht miratimin e këtij ligji.
 
“Kemi ndjekur me kujdes diskutimet mes Qeverisë dhe partinë kryesore opozitare mbi propozim ligjin. Inkurajojmë të gjitha partitë politike parlamentare dhe anëtarët e nderuar të Kuvendit të konsiderojnë pozitivisht miratimin e këtij legjislacioni. Kjo do t’ju tregojë qytetarëve si dhe bashkësisë ndërkombëtare mbi vendosjen e llogaridhënies për të gjitha krimet, veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë dhe keqpërdorimit të fuqisë, por edhe do të forcon sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu do t’i kontribuojë dëshirës së qytetarëve për një shoqëri të drejtë, të themeluar në rregulla, që përfundimisht është edhe thelbi i procesit të zgjerimit të BE-së”,- thuhet në deklaratë.