Ambasada e ShBA-ve: Mbështesim deklaratën e BE-së për PSP-në
28.03.2019 16:52
Mbështetje Prokurorisë Speciale i ka ardhur edhe nga Ambasada amerikane në Shkup....

Mbështetje Prokurorisë Speciale i ka ardhur edhe nga Ambasada amerikane në Shkup.
“Prokuroria Publike dhe ajo Speciale, janë kyçje për të luftuar krimin e organizuar dhe për të rikthyer besimit e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”,- shkruhet në postimin në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës së ShBA-ve, e cila ka shpërndarë njoftimin e BE-së për Ligjin për Prokurorinë Publike.
Nga Ambasada amerikane theksojnë se pajtohen me qëndrimet e delegacionit të BE-së, se duhet të sigurohen kapacitete për pavarësimin e prokurorive.
