Komiteti i Helsinkit: OJQ-të nuk u inkuadruan në përgatitjen e ligjeve

28.03.2019 17:37

Edhe përskaj faktit që pushteti tregon angazhime deklarative për bashkëpunim me organizatat qytetare...

Edhe përskaj faktit që pushteti tregon angazhime deklarative për bashkëpunim me organizatat qytetare, sidomos në sferën e gjyqësisë, në praktikë ndodh e kundërta, thonë nga Komiteti i Helsinkit. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor e të Ligjit për Prokurorinë Publike janë miratuar pa pjesëmarrjen e OJQ-ve, disa ligje kyçe u miratuan me procedurë të shkurtuar. Nga Komiteti i Helsinkit ankohen edhe  se në zbatimin e masave nga plani aksional 3-6-9 nuk respektohen afatet që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

“Organizatat qytetare nuk u inkuadruan në përgatitjen e Ligjit të Prokurorisë Publike dhe për momentin jemi dëshmitarë se partitë politike negociojnë sa i përket zgjidhjeve ligjore për një ligj i cili për tërë shoqërinë tonë është i një rëndësie të veçantë. Një  pjesë e madhe e tyre nuk janë zbatuar, por ne gjatë monitorimit kuartal në një farë mënyre e arsyetojmë këtë kornizë kohore me faktin se në vend ndodhin disa procese korciale, negociata për emrin, referendum, Marrëveshja e Prespës...”,- deklaroi drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.

Ankesat drejtuar Komitetit të Helsinkit, Pirovska: KH nuk i udhëzon gjykatësit si të vendosin

Sa i përket ankesës së ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, drejtuar Komitetit të Helsinkit, Piroska sqaroi se askush nuk mund të ndërhyjë në veprimet dhe vendimet e gjyqësorit.

“Ne do ta njoftojnë se ne nuk mund ta ndryshojmë masën e paraburgimit. Nuk mund të udhëzojmë gjykatësit, e as të ndryshojmë vendimet gjyqësore”,- tha drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.

Në Komitetin e Helsinkit ankesa kanë dorëzuar edhe dy të akuzuarit për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvend, Dushko Llazarov, dhe Goran Gjoshevski-Levi, të cilët janë ankuar se edhe për kundër garancisë që kanë dhënë, ju është shqiptuar masa e paraburgimit. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)