Botë

Lufta në Ukrainë mbledh Këshillin e Sigurimit

28.08.2014 18:03

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thirrur në një takim urgjent Këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit të tij, pas akuzave drejtuar Rusisë se ka dërguar trupa të saj në Ukrainë...

Poroshenko, anuloi udhëtimin drejt Turqisë, ndërsa tha se do të takohet me zyrtarët e lartë për “përkeqësimin e madh” të situatës në rajonin e Donjeckut, që sipas Këshillit, ka rënë në duart e trupave ruse.

Ai ka thënë se është duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit dhe Këshillit Evropian, për të diskutuar krizën.

Zyrtarët perëndimor, e kanë akuzuar ushtrinë ruse se ka intervenuar në mënyrë direkte në Ukrainën Lindore. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.