“Titanik 2”, Apeli: Burg shtëpiak për Mijallkovin dhe Ibrahimin
Gjykata e Apelit vendosi të pranojë pjesërisht ankesat e Sasho Mijallkovit dhe Bedredin Ibrahimit....

Gjykata e Apelit vendosi të pranojë pjesërisht ankesat e Sasho Mijallkovit dhe Bedredin Ibrahimit, për lëndën “Titanik 2”. Për të dy, Apeli vendosi të ndërpresë masën e paraburgimit dhe t’i dërgojë në burgim shtëpiak. Për ish anëtaren e KShZ-së, Aneta Stefanovska, dënimi është zëvendësuar me masë përkujdesi me obligimin që çdo të marte të paraqitet në Gjykatë.
Ankesat e Vllatko Sejkovskit dhe Sasho Srcevit - të dënuar me 3 vite burg - u hodhën poshtë si të paargumentuara. Gjykata e shkallës së parë i caktoi Mijallkovit 3 vjet burg për parregullsitë zgjedhore për rastin “Titanik 2” të PSP-së, dënim prej 3 vjet e 2 muaj burg u caktua edhe për kreun e PDSh-së, Menduh Thaçin, me nga 3 vite u dënuan 3 ish anëtarë të KShZ-së, ndërsa dënim më të lartë, prej 4 vite e 6 muaj burg, u dha për ish anëtarin e KShZ-së, Bedredin Ibraimin.
Sipas PSP-së, ish shefi i DSK-së, Mijallkov, ka ndikuar për prishjen e tre vendvotimeve në Strumicë në zgjedhjet lokale të 2013.
