Danimarka ratifikon protokollin e anëtarësimit të RMV-së në NATO
28.03.2019 19:16
Parlamenti i Danimarkës ratifikoi pa asnjë votë kundër Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO...

Parlamenti i Danimarkës ratifikoi pa asnjë votë kundër Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, duke u bërë kështu vendi i nëntë që e ratifikon Protokollin.
“Vendimet e vështira që u miratuan janë për të ardhmen. Hyrja në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por me vete sjell edhe avancim, përparim, ekonomi të fortë, jetë më të mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
