Zjarr në një ndërtesë në Daka, njerëzit u hodhën nga dritaret, 5 të vdekur

28.03.2019 19:29

Një zjarr i madh shkatërroi një bllok zyrash në Daka të Bangladeshit, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona...

Një zjarr i madh shkatërroi një bllok zyrash në Daka të Bangladeshit,  duke lënë të vdekur të paktën 5 persona.

Tre persona kanë vdekur pasi  janë hedhur nga ndërtesa 19-katëshe, ndërsa dy të tjerë duket se kanë vdekur nga asfiksia. Njerëzit u panë duke bërtitur për ndihmë nga dritaret, ndërsa mediet raportojnë se 6 persona janë parë duke u hedhur nga dritaret e përfshira nga zjarri.

Numri i viktimave ende nuk është bërë i qartë por thuhet se deri më tani 45 persona po trajtohen në spital me plagë të rënda dhe asfiksi. Ende nuk është i qartë shkaku i shpërthimi të zjarrit në godinën 19-katëshe. Kjo është hera e dytë që Daka përballet me një situatë të tillë.

Muajin e kaluar, një zjarr masiv në një lagje historike të Dakas la të vdekur 78  persona. Daka është një nga qytetet me të populluara në botë, ku jetojnë 18 milionë banorë.