Botë

Izraeli dhe Hamasi, shpallin fitoren në Gaza

28.08.2014 18:05

Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi ka shpallur fitoren në konfliktin shtatë-javorë në Gaza...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se Hamasi është goditur ashpër dhe nuk ka arritur të plotësojë asnjë prej kërkesave të saj.
 
Në Gaza, militantë të maskuar janë mbledhur mbi rrënojat e shtëpive të shkatërruara duke bartur mitraloz, granata, raketa dhe raketa anti-tank. Dy ditë më parë, është arritur marrëveshja për armëpushim që i jep fund konfliktit, i cili mori jetën e mbi 2100 personave, shumica prej të cilëve palestinezë.
 
Ndërkohë, programi i OKB-së për ushqime ka thënë se një nga konvojet e saj ka hyrë në Gaza, duke bartur ushqime të mjaftueshme për 150 mijë njerëz, për pesë ditë. Anijet e peshkimit janë kthyer në det pas lehtësimit të restrikcioneve, derisa inxhinierët kanë bërë përpjekje që të riparojnë dëmet në infrastrukturë.