Zhbogar: PSP të vazhdojë të luftojë pandëshkueshmërinë
Bashkimi Europian po i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike....

Bashkimi Europian po i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, që duhet të rregullojë edhe statusin e Prokurorisë Speciale Publike, si pjesë e Zyrës së Prokurorisë Publike.
Shefi i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, përmes një deklarate dërguar në media, përkujton se PSP u themelua nga partitë më të mëdha politike me Marrëveshjen e Përzhinos dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për të ri-themeluar llogaridhënien dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që PSP të vazhdojë me ndjekjen e personave përgjegjës në mënyrë profesionale dhe të pavarur”, thuhet në deklaratë.
Zhbogar inkurajon partitë parlamentare dhe anëtarët e Kuvendit, që ta konsiderojnë pozitivisht miratimin e këtij ligji. Kjo sipas tij, do t’ju tregojë qytetarëve si dhe bashkësisë ndërkombëtare mbi vendosjen e llogaridhënies për të gjitha krimet, veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë dhe keqpërdorimit të fuqisë, por edhe do të forcon sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu do t’i kontribuojë dëshirës së qytetarëve për një shoqëri të drejtë, të themeluar në rregulla, që përfundimisht është edhe thelbi i procesit të zgjerimit të BE-së, thuhet në deklaratë.
