Opozita proteston në Tiranë, Rama: Endacakë që duan me pahir pushtetin
Për tre orë, opozita shqiptare ka protestuar para parlamentit në të njëjtën kohë kur mbahej seanca plenare...

Për tre orë, opozita shqiptare ka protestuar para parlamentit në të njëjtën kohë kur mbahej seanca plenare. Protestuesit tentuan tre herë të çajnë kordonin e policisë, nuk munguan as tymueset dhe lëndët piroteknike.
E pazakonta e kësaj proteste ishte tentativa për të cenuar sigurinë e një delegacioni holandez të mbërritur në Tiranë, kryesuar nga ministri i drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus. Ndaj këtij akti ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ai e cilësoi opozitën “një grup endacakësh qe kërkon me pahir pushtetin”.
Protesta vazhdoi edhe para Ministrisë së Brendshme, që u njollos me të zezë, si simbol i nxirjes së imazhit të Shqipërisë përmes krimit të organizuar trafikut të drogës dhe korrupsionit, që mbështeten nga strukturat e larta qeveritare.
Basha: protesta deri në rrëzimin e Ramës
Lideri demokrat la datën 13 prill për protestën e ardhshme.
Për ruajtjen e rendit gjatë protestës ishin angazhuar mbi 1 mijë forca policore.
Situata bëhet me problematike në kushtet kur Shqipëria po bëhet gati për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje me Ramën kryeministër, por mbetet për t’u parë nëse nuk do të marrë pjesë, çka do të përbënte precedentin e parë të këtij lloji në Shqipëri. (Luljeta Ndoka, TVM2)
