Ligji për PTHP-në dhe statusi i PSP-së, grupet e Punës nuk i tejkalojnë dallimet
Edhe pas takimit të tretë në mes grupeve të Punës të VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë nuk ka asgjë të re....

Edhe pas takimit të tretë në mes grupeve të Punës të VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë nuk ka asgjë të re, qëndrimet e të dyja palëve mbesin diametralishtë të kundërta, dhe i vetmi konkluzion i cili është arritë pajtueshmëri është që takimet duhet të vazhdojnë.
Pas takimit Ministrja e Drejtësis e cila udhëheq ekipin e Qeverisë ka pohuar se dallimet mbesin sidomos në pikën e cila ka të bëj me statusin e PSP dhe në përdorimin e Audio materialeve. Ndërsa nga VMRO-DPMNE edhe njëher kanë ripërsërit se ato mbesin në qëndrimet e tyre të më parme, dhe se në këtë takim janë shqyrtuar amandamentet të cilat subjekti i tyre i ka dorëzuar. Kurse Artan Grubi nga BDI pohoi se PSP ka mandatin e saj aktual deri në shtator, por është e mirë që të gjindet një marrëveshje e pranushme për të gjithë palët sa më shpejt, me qëllim që ti përgjigjemi pozitivisht obligimeve të dhëna nga BE.
“Dallimet mbesin, dallimet janë në statusin e PSP dhe në procesin e përdorimit të audio materialeve. U morrëm vesh që të kryhen konsultime plotësuese rreth asaj se në cilat pika mund të kemi përafrime. E kemi potencuar disa herë se arritja e një marrëveshje për këtë pikë është e një rëndësie të vaçantë, nga vetë fakti se Ligji i cili është përpiluar planifikon një Prokurori Publike të qëndrueshme, dhe me ingerenca të posaçme dhe autonomi në vendime. Kemi biseduar me të gjithë deputetët, dhe shpresojmë se para zgjedhjeve Presidenciale do ta sjellim këtë Ligj, sepse ky është edhe rekomandim i Brukselit” – tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska.
“Mbesin akoma dallime serioze në aspektin e përmbajtjes së propozim Ligjit për prokuror, por poashtu i dhanë edhe sinjale pozitive se përpjekjet për një marrëveshje eventuale duhet të vazhdojnë. Nuk kisha dashur të futem më konkretisht se çka u bisedua, vetëm se kemi analizuar amandamentet të cilat i kemi dorëzuar, sidomos ato 20 të cilat kanë për qëllim përmirësimin e thelbësor të sistemit të drejtësisë në vend. Poashtu ramë dakord që takimet në mes grupeve të punës të vazhdojnë në të njëjtin format” – u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
“I shqyrtuam të gjitha amandamentet të cilat i ka dorëzuar opozita maqedonase, dhe konceptin të cilin ato po e ofrojnë. Vlenë të përshëndetet vendimi i opozitës që të vazhdojnë takimet konstruktive në mes palëve, për tu gjetë një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët. Tani për tani jemi në proces të debatit, dhe shpresojë se unanimisht të sjellim një zgjidhje të pranueshme ashtu siç e sollëm vendimin për themelimin e PSP në vitin 2015-të” – deklaroi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Shumica parlamentare kanë pohuar se tentimet për ti siguruar 80 deputetët e nevojshëm në Kuvend për ta kaluar Ligjin për Prokurorinë Publike do të vazhdojnë, dhe se në momentin kur të sigurohen të njëjtat, mund të sillet në Kuvend, që të votohet. Opozita Maqedonase vazhdon që Prokurori Publik të zgjidhet në propozim të opozitës. (Fitim Kryeziu, TVM2)
