Botë

Londër, votim i tretë për Brexit-in

29.03.2019 09:42

Deputetëve britanikë do t'u kërkohet të votojnë përsëri për Brexit-in, por vetëm për pjesën e marrëveshjes të negociuar me BE-në...

Deputetëve britanikë do t'u kërkohet të votojnë përsëri për Brexit-in, por vetëm për pjesën e marrëveshjes të negociuar me BE-në, iu tha deputetëve.

Ata do të votojnë mbi marrëveshjen e tërheqjes, përveç "projekt-ligjin e divorcit", të drejtat e qytetarëve dhe mbi eksportin e ushqimeve të Irlandës në Britani.

Por, deklarata politike që mbulon marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, nuk do të vihet në votim.

Nëse deputetët e mbështesin planin, qeveria thotë se Britania e Madhe do të largohet nga BE më 22 maj.

Ky do të jetë votimi i tretë i mbajtur për Brexit-in, por këtë herë është vetëm për dalje e Britanisë nga Bashkimi Europian.