Botë
Në Berlin po zhvillohet Samiti i liderëve të Ballkanit
28.08.2014 18:18
Në iniciativë të kancelares gjermane, Angela Merkel, sot në Berlin po mbahet Samiti Gjermani-Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor...

Në takimin e kryeministrave: Merkel,Gruevski,Rama,Thaçi,Vuqiç,Gjukanoviq, Milanoviq dhe pjesëmarrës të tjerë, debatohet për bashkëpunim të përforcuar rajonal. Ballkani përsëri është në fokusin e politikës së jashtme gjermane.
Berlini dëshiron që procesit të zgjerimit t’i japë impuls të ri dhe kjo më së miri bëhet përmes bashkëpunimit të përforcuar ekonomik.
Maqedonia në Berlin do të kërkojë që Gjermania të jetë më prezente në Ballkan edhe në sferën politike dhe në atë ekonomike, sepse provokimet dhe pyetjet e pazgjidhura në rajon janë provokim edhe për Bashkimin Evropian.
Gjermania, si njëra ndër vendet më të fuqishme në Bashkimin Evropian, do të mund të ndihmojë në tejkalimin e tyre. Maqedonia do të paralajmëron se injorimi i pyetjeve të pazgjidhura do të kontribuon në thellimin e tyre. Maqedonia do t’i thërret vendet e rajonit, që përmes respektimit të veçantive dhe dinjitetit si fondamente, të ndërtojnë ardhmërinë e përbashkët evropiane.
Qëllimi i takimit ku merr pjesë edhe shefi i Komisionit Evropian, Baroso, është t’i inkurajojë se procesi i zgjerimit në Bashkimin Evropian nuk është harruar, strategjia që duhet të japë një impuls të ri është rajonal, ndërsa detyrat që duhet t’i plotësojnë vendet janë individuale dhe të ndryshme për secilin shtet.
Samiti ka filluar me tema nga ekonomia, ministrat resor kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit në tregti, energjetikë dhe infrastrukturë.
Përveç kryeministrit Gruevski, zëvendëskryeministrit Peshevski dhe ministrit të Ekonomisë, Bekim Nezirit, në Berlin po qëndron edhe shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski.
Në takimin e ministrave për Punë të Jashtme, u diskutua për pyetje të hapura dhe qeverisje të mirë, për ekonominë dhe Rusinë, gjegjësisht ndikimin dhe afrimin e vendeve të rajonit.
Nikoqir i takimit ishte Frank Walter Steinmaier, prej ku u tha se duan të respektojnë avancimet e mëparshme të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
FLORA KAMBERI
