Shkelja e së drejtës zgjedhore, Avokati i Popullit hap linjë telefonike falas

29.03.2019 18:32

Në zyrën e Avokatit të Popullit, nga dita e hënë qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo lloj parregullsie zgjedhore....

Në zyrën e Avokatit të Popullit, nga dita e hënë qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo lloj parregullsie zgjedhore edhe gjatë fushatës, por pa dyshim në vetë ditën e votimit nëse vërejnë shkelje të së drejtës së tyre, në linjën telefonike falas: 0800 54321.

“Linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në orën 16:00, ndërsa sipas denoncimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, sapo të pranohet thirrja ose mesazhi i incizuar. Avokati i Popullit do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat e kanë për detyrë t’ua sigurojnë mbrojtjen e garantuar të të drejtave të tyre”,- thuhet në njoftimin nga zyra e Avokatit të Popullit.