Filipçe: Fati i spitaleve vendoset në qershor

29.03.2019 19:34

Deri në fillim të muajit qershor do të dihet se cilat spitale shtetërore do të mbyllen....

Deri në fillim të muajit qershor do të dihet se cilat spitale shtetërore do të mbyllen dhe cilat do të vazhdojnë të funksionojnë.

Menjëherë pas zgjedhjeve do të fillojnë studimet e fizibilitetit, që do të japë një pasqyrë të qartë se sa efikase janë spitalet e vendit dhe a  ekziston nevoja të vendoset partneritet publiko – privat në ndonjë prej tyre.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, siguron megjithatë qytetarët se vendosja e modelit të ri të funksionimit të spitaleve nuk do t’i shtrenjtojë shërbimet për pacientët, por do t’u sigurojë atyre kushte më të mira.

“Nuk ka nevojë që në një qytet të qëndrojnë një spital i zbrazët dhe i pashfrytëzuar, siç është tani në këtë moment, pacientët të dërgohen në spitalin më të afërt rajonal, ndërsa ne mbajmë Spitalin e hapur, me shtretër të zbrazët për mirëmbajtjen e të cilave shpenzohet, nga ana tjetër nuk kemi as numër të mjaftueshëm të mjekëve. Pikërisht këtë do ta tregojë studimi i fizibilitetit. Të shkoni në Spitalin e Koçanit ajo është gjysmë i zbrazur, nuk ka as pacientë as personel, janë korridoret e zbrazëta. Në këtë drejtim ne do t’i hapim dyert për investitorët potencial privatë, shpresoj që të tregojnë interes siç ekzistojnë raste në botë, ku shteti nuk menaxhon me objektet”,- tha  ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. (Gazmend Kurtishi, TVM2)