Shqetësues numri i investimeve të huaja, Shteriev: Integrimi në NATO do të ndryshojë shifrat

29.03.2019 19:46

Viti 2018 për Bursën e Maqedonisë së Veriut....

Viti 2018 për Bursën e Maqedonisë së Veriut, sipas shumë parametrave, ishte viti më i suksesshëm në dekadën e fundit. Megjithatë, numri i investimeve të huaja paraqet një shqetësim. Edhe pse para këtij viti fitimi i adresuar ishte rritur për 26%, tregu ka nevojë për më shumë investime të huaja, thonë nga Bursa. Integrimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me BE-në, sipas ekspertëve, duhet të tërheqë numër më të madh të investitorëve.

“Është shumë e rëndësishme nëse zhvillimet pozitive joekonomike, si hyrja në NATO dhe nisja e pritshme e negociatave me BE-në do të tërheqë investitorë të huaj portofile në perspektivën që na mungon për një kohë të gjatë”,- tha drejtori i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.

BIBER: PA REFORMA TË DUKSHME, INVESTUESIT NUK VIJNË

Për të tërhequr sa më shumë investime vendit i nevojitet strategji, vlerësojnë ekspertët e huaj. Profesori universitar nga Graci i Austrisë, Florian Biber, theksoi se stabiliteti politik dhe Marrëveshja e Prespës i inkurajojnë investitorët, por kjo nuk është e gjitha. Shteti duhet të vazhdojë me reformat.

"Mendoj se vendi duhet të vazhdojë të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj, por gjithashtu të ketë një strategji të qartë për zhvillimin ekonomik. Kjo është diçka që pothuajse asnjë vend në rajon nuk ka dhe duhet të përmirësohet. Të kemi një qëndrim të qartë se investimet do të kenë përparësi dhe të bëjnë një strategji të qartë shtetërore. Hapi i ardhshëm duhet të jetë miratimi i reformave  në administratën publike dhe të mundësohen kushte të cilat tërheqin investime, të cilat atyre u japin shenja se janë të mirëseardhura”,- tha profesori universitar, Florian Biber.

Në konferencën e Bursës së Maqedonisë u bisedua edhe për gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor, financimin e zhvillimin koorporativ, nevojën e bursave lokale etj. (Ersan Pajaziti, TVM2)