Maqedoni
Parashikimi i motit
30.03.2019 12:03
Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla....

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës më i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri dy gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 21 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të shënoj minus një gradë, ndërsa e ditës do të arrij deri 19 gradë.
Nesër dhe të hënën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Temperaturat e mëngjesit vende-vende do të zbresin nën zero dhe rreth zeros, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje. Rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut priten nga e marta pasdite.
