Maqedoni
Digjet mali në Sallarevë të Zhelinës, Aliti: Era e fortë po na pamundëson shuarjen
30.03.2019 13:50
Vazhdon edhe më tej të digjet një pjesë e Malit të Thatë në afërsi të fshatit Sallarevë....

Vazhdon edhe më tej të digjet një pjesë e Malit të Thatë në afërsi të fshatit Sallarevë, të Komunës së Zhelinës. Zjarrfikësit e Tetovës tre ditë me radhë po luftojnë me stuhinë e zjarrit por era e fuqishme dhe tereni i pa përshtatshëm po pamundëson lokalizimin e tij.
"Ne tre ditë Brenda 72 orëve brenda ditës por edhe gjatë natës mundohemi të mbajmë nën kontroll këtë zjarr që u paraqit në, komunën e Zhelinës, në afërsi të fsh,.Sallarev, jemi duke intervenuar me automjetet tona dhe me ekipet tona mirëpo është shumë problem pasi erërat e forta që frynë nuk lejojnë që të fusim nën kontroll ashtu siç mendojmë ne. Jemi duke u munduar me gjithçka dhe japim maksimumin që këtë zjarr të fusim nën kontroll që banorët e Sallarevës dhe fshatrave përreth që janë të jenë të sigurt", tha Uka Aliti, komandant i NJTKZ Tetovë.
Ndërkohë, kryetari i komunës se Zhelinës përmesë një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga Drejtori për Mbrojtje dhe shpëtim që t’ju ndihmojnë me helikopter në shuarjen e zjarrit.
"Në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, arritëm në përfundim se duhet ndërmarrë masa më serioze, për të aktivizuar aeroplan ose helikopter adekuat për të shuar zjarrin, dhe për të intervenuar në parandalimin e shpërndarjes së zjarrit në përmasa më të mëdha", tha Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.
Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim përmes një komunikate janë shprehur se prej dje janë në vendin e ngjarjes dhe thonë se Komuna e Zhelinës nuk ka marrë masat e duhura për shuarjen e zjarrit edhe pse me ligj është e obliguar. Ata konfirmojnë kërkesën që ka bërë komuna e Zhelinës por thonë se nuk disponojnë helikopter, por avion të cilët për momentin janë në aksion për shuarjen e zjarrit në parkun nacional Galicica.
Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim theksojnë se në një aksion të përbashkët me NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe zjarrfikësit po punojnë me gjitha mjetet për shuarjen e zjarrit që ka kapluar malin në territorin e komunë së Zhelinës.
VISAR SADIKI
