Maqedoni

Zjarret ne Maqedonin Veriore, MPB: 8 kallëzime penale për zjarrëvënësit

30.03.2019 14:08

Zjarret nuk kanë të ndalur nepër vende të ndryshme në Maqedonin e Veriut....

Zjarret jane aktiv ne rrethinën e Shkupit në Bashnic dhe Lubeten. Gjthashtu zjari ka kapluar edhe strugën ku në afersi të fashtit Oktisi zjari ka djegur edhe 2 shtepi. Zjarret gjithashtu janë  active edhe në rajonin e Prespës, Kumanovës , në parkun  nacional Galiçica si dhe një zjarr i madh ka kapluar edhe Makedonska Kamenicën. Drejtoria për mbrojtje për shpëtim ka angazhuar forcat ajrore dhe e ka lokalizuar dhe vënë nën kontroll edhe këtë zjarr. Nevoja për evakuimin e popullatës është tejkaluar, ngase ekzistonte rreziku që zjarri të kaploj edhe një pjesë të shtëpive për rreth.
 
Minsitrtia e Punëve të Brednshme ndërkohë, ka ngritur kallëzime penale kunder   8 personave si kryerës të këtyre veprave. Nga ministria e punëve të brendshme apelojnë tek qytetarët që ti respektojnë ligjet sepse  këto zjarre janë shkaktuar nga faktori njeri.
 
"Apeloj deri tek qytetarët që ti respektojnë ligjet , tani ju është ndaluar lëvizja në pyll. Ministria e punëve të brednshme do ti sanksionoj ata që ndezin zjare", thonë nga ministria e punëve të brendshme.
 
Për shkak të kushteve klimatike dhe thatësisë së bimëve, zjarret po përhapën lehtë. Zjaret janë përhapur edhe ne vendet fqinjë si në Kosov Shqipëri dhe Bullgari. 
 
REJHANE BUSHI METAJ