Maqedoni
Bashkëpunim kufitar Maqedonia e Veriut-Kosovë, Fazliu: Në dispozicion 2.400.000 euro nga BE- ja
30.03.2019 14:23
Deri më 20 maj është hapur thirrja e tretë publike për aplikimin e projekteve për bashkpunim kufitar....

Deri më 20 maj është hapur thirrja e tretë publike për aplikimin e projekteve për bashkpunim kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovën. Të drejtë për aplikim kanë të gjitha komunat, organizatat qytetare, asociacionet e biznesit dhe subjete tjera jo profitabile në bashkëpunim me partnerin fqinjë nga Kosova.
“Për këtë thirrje publike nga ana BE-së në disponim jan 2 milion e 40 mijë për euro për projekte për të dy shtetet, ndërsa mjetet për kofinansim në lartësi prej 15 % do ti sigruoi Ministria e Vetqeverisjes Lokale. Projektet duhet të kenë ndikim në nxitjen e turizmit, trashigimisë kulturore dhe natyrore, dhe ruajtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zvogëlimi i ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe parandalimin e rreziqeve”, tha Suhejl Fazliu, ministër i vetëqeverisjes lokale.
Programi për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës 2014-2020 në vlerë prej 8.4 milion euro implementohet nga viti 2016. Deri tani, përmes këtij programi, janë financuar 9 projekte me vlerë prej 2.5 milionë euro.
Fazliu në ndërkohë infomron se është në proces e sipër dorërzimin e dokumentaconit të nevojshëm të komunave në ministrinë e financave për shlyerjen e borxheve të tyre, dhe apelon për kujdes me harxhimin e parave të qytetarëve.
REXHEP QAMILI
